Nabil Fekir së fundmi është lidhur me një largim të mundshëm nga Real Betisi, transmeton lajmi.net.
Sulmuesi francez kishte interesim nga Arsenali dhe thuhej se mund të transferohej në Premier Ligë.
Megjithatë, një gjë e tillë nuk pritet të ndodh pasi Fekir pritet të nënshkruajë kontratë të re me Betisin.
Sipas ‘Goal’, Fekir do të zgjatë kontratën e tij me klubin spanjoll edhe për dy vite tjera që do ta mabjë atë në klub deri në vitin 2025.
28-vjeçari, këtë edicion ka luajtur 18 ndeshje në të gjitha garat, duke realizuar tre gola e katër asistime.