Qytetarët që kishin dalur për të bërë homazhe për 45 viktimat e aksidentit në Bullgari mezi mbanin lotët, shkruan gazeta LAJM. Shumë prej atyre që sot kishin ardhur në sheshin “Skenderbeu” në Shkup, për të nderuar viktimat, thonë se e kanë përjetuar rëndë lajmin për tragjedinë. “Po na ndodhin shumë shpesh tragjeditë këto vitet e fundit. Tragjedia në Bullgari na ka prekur shumë rëndë”, u shpreh njëri nga qytetarët e intervistuar. Të revoltuar përsëritja e tragjedive, qytetarët porosisin autoritetet që të mos lejojnë që që këto raste të rënda të kalojnë pa përgjegjësi. “U bë shumë raste, kjo e fundit ishte shumë e rëndë. Duhet të merren më shumë masa se populli po sakrifikohet”, u shpreh një qytetar i intervistuar nga Gazeta LAJM.
Lajme Dhimbje e madhe, qytetarët s’mund t’i mbajnë lotët për 45 viktimat nga...