Mbledhja e Këshillit Qendror të Alternativës në të cilën duhej të vendosej nëse Alternativa do të jetë ose jo pjesë e Qeverisë është shtyrë për ditën e nesërme. Nga partia njoftojnë se shtyrja ka të bëj me atë që sot pritet të kryhet ceremonia e varrimit të viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari.
Zëdhënësi i partisë Orhan Murtezani ka thënë se seanca e Këshillit Qendror do të mbahet nesër në orën 18:00 në selinë e partisë në Tetovë.
Maqedoni Alternativa shtyn për nesër vendimin për hyrje në Qeveri