City triumfoi me rezultat të ngushtë 2 – 1 ndaj Villas, derisa golin e dytë e shënoi Silva në gjuajtjen vollej falë në mënyrë maestrale, transmeton lajmi.net.
Guardiola pas ndeshjes e ka vlerësuar portugezin, si lojtari më i mirë në kampionatin anglez.
“Është më i miri dhe ishte më i miri para tre sezoneve kur fituam titullin me 98 pikë. Ka fuqi të veçantë të bëjë çfarë të dojë kur e ka topin”.
“Nëse e sheh atë para dy apo tre sezoneve, do shohësh lojtarin e njëjtë që është tani. Goli ishte shumë i mirë, pasimi dhe përfundimi. Është lojtar në një nivel tjetër, në të gjitha kuptimet”, tha ai.
Ndërkohë, Man City renditët në pozitën e dytë në tabelë, një pikë prapa Chelseas.




