Dy golat për madrilenët u shënuan nga sulmuesit Karim Benzema e Vinicius Junior.
Dyshja sulmuese edhe njëherë treguan formën e tyre të jashtëzakonshme këtë edicion, sidomos forma e brazilianit që ka surprizuar madje edhe Ancelottin në cilësinë e tij të shënimit të golave.
Se që janë në një formë të jashtëzakonshme kjo dyshe për madrilenët këtë sezon, e shpjegon edhe statistika nga ‘Squawka’.
Karim Benzema (11) dhe Vinícius Júnior (9) kanë shënuar më shumë gola në La Liga së bashku (20) këtë sezon se 13 *skuadra* të tjera në divizion.
Real Madridi me këtë fitore përforcoi pozitën e kreut të tabelës duke shkuar në 33 pikë, së paku katër më shumë sesa përcjellësi i dytë.