Robert Lewandowski ka përfunduar i treti në votimin për Topin e Artë, me një tjetër sulmues yll që mundi polakun në vendin e dytë, sipas një raportimi në mediat ndërkombëtare.
Përpara shpalljes së fituesit të hënën e ardhshme, duket se sulmuesi i Bayern Munichut, i cili ka shijuar vitin e tij më të mirë kalendarik deri më sot (statistikisht) do të humbasë edhe një herë çmimin individual.
Viti 2021 ka qenë i Lewandowskit, derisa arriti të thyejë edhe rekordin e Gerd Mullerit prej 40 golave në një sezon të vetëm në Bundesligë, një rekord që disa ekspertë menduan se mund të mos mposhtej kurrë.




