Ekspertët bullgarë thonë se autobusi që u aksidentua në Bullgari nuk është i vjetër tre vite, por së paku 15-20 vite.
Këtë e ka theksuar Ivajllo Konstantinov, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Nacionale të Transportit me Autobusë dhe ish-anëtar i komisionit të transportit në Kuvendin e Bullgarisë. Sipas tij, autobusi është model i viteve 2005-2008.
“Është e mundur që kompanitë e Maqedonisë përmes riparimit pretendojnë se autobusët janë të ri. Gjatë riparimit ndërrohen pjesët e vjetra, dhe vendosen pjesë të reja moderne. Por kjo çon drejt kompromitimit të izolimeve origjinale nga fabrika që i ka prodhuar dhe që janë kundër zjarrit, rezistuese ndaj zjarrit. Izolimi tjetër i vendosur nuk dihet se nga çfarë materiali bëhet. Unë nuk dij se çfarë, por nëse dikush thotë se autobusi është i vjetër më shumë se tre vjet, kjo nuk është e vërtetë, sepse shihet se çfarë modeli është”, ka theksuar Konstantinov. (INA)