Universiteti i së ardhmes: më shumë aftësi, më shumë inovacion

Transformimi teknologjik po ndryshon mënyrën se si mësojmë, punojmë dhe krijojmë njohuri. Inteligjenca artificiale, automatizimi dhe teknologjitë e reja po ndryshojnë nevojat e tregut të punës, duke i detyruar universitetet të përshtaten më shpejt.

Driton Sulejmani pranon se në këtë fushë vendi po mbetet prapa dhe se duhet të përshpejtojë hapat për të ndjekur ndryshimet që tashmë po ndodhin në universitetet në mbarë botën.

Sipas Sefer Tahirit, universiteti i së ardhmes duhet të jetë më i lidhur me tregun e punës dhe më i digjitalizuar. Por, mbi të gjitha, ai duhet të krijojë njerëz që dinë ta zbatojnë njohurinë dhe jo vetëm ta mësojnë përmendësh.

Tahiri vlerëson se universiteti duhet të përgatisë kuadro të afta për t’i përdorur njohuritë dhe aftësitë e tyre në jetën profesionale, punë, ekonomi, biznes dhe fusha të tjera. Inbox7