Jovevski: Së shpejti do të dorëzojmë dokumentacionet deri tek organet hetuese në Bullgari

Kryeprokurori, Ljubomir Jovevski pas vizitës së tij në vendin e ngjarjes në Bullgari, ku u aksidentua autobusi nga Maqedonia, tha se Prokuroria ka siguruar dokumentacionin për autobusin dhe se së shpejti të njëjtat dokumentacione do t’i dorëzohen autoriteteve bullgare, përcjell TV21.

“Dokumentet për autobusin janë siguruar dhe ne do t’ia dorëzojmë kolegëve të Prokurorisë Publike të Bullgarisë, por shumë dokumente duhet të rishikohen që të mund të vlerësohen faktet. Ky është edhe qëllimi ynë dhe i vizitës tonë këtu. Ndërsa të gjithë këtë do ta udhëheqin organet bullgare të hetuesisë”, tha mes tjerash Jovevski.