Ministria e Punëve të Jashtme njofton se tashmë është aktivizuar Shtabi i Krizës në lidhje me tragjedinë në Bullgari të autobusit nga Maqedonia, transmeton TV21. Nga MPJ thonë se familjarët mund të marrin informacione në numrin e tel: 075 273 732.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se në Ministri tashmë funksionon Shtabi i Krizës në lidhje me fatkeqësinë. Njëherazi, Ju informojmë se dy punonjës tanë janë dërguar për ndihmë në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut me qëllim që të asistojnë rreth procedurave lidhur me ngjarjen tragjike. Për këtë qëllim, Ministria e Punëve të Jashtme ka hapur linjë telefonike ku të gjithë qytetarët e shqetësuar, familjarët apo anëtarët e familjeve do të mund të drejtohen për këshillë shtesë: 👉 🆘️ nr. tel – 075 273 732”, thuhet në njoftim.