Sot është ditë shumë e trishtueshme për vendin tonë dhe rajonin – 45 qytetarë të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku që ndodhi në fqinjin tonë lindor. I shpreh ngushëllimet e mia familjeve të tyre, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska në fillim të konferencës “Shkencë për zhvillim, së bashku është e mundur”, e cila filloi me një minutë heshtje për nder të të vdekurve.
Ministrja para fjalimit në konferencë tha se këto janë momente të vështira për të gjithë, veçanërisht për familjet e viktimave dhe për të gjithë ata që humbën dikë në aksidentin e trafikut që ndodhi në Bullgari.
“Lavdi të vdekurve dhe mbështetje për familjet e tyre dhe të mbijetuarit. Shpresoj që së shpejti të kthehen shëndoshë e mirë në vendin tonë”, tha Carovska.