Basha pas aksidentit në Bullgari: Zoti ju dhëntë forcë në përballimin e kësaj dhimbje të tmerrshme

Për ngjarjen e rëndë në Bullgari, ku një autobus me pasagjerë nga Maqedonia e Veriut u përfshi nga flakët dhe si pasojë humbën jetën 45 qytetarë, ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në Facebook, Basha i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave.

“I shokuar nga tragjedia e tmerrshme në Bullgari që shkaktoi humbjen e kaq shumë jetëve të pasagjerëve, përfshirë shumë bashkombas tanë e mes tyre shumë të mitur. Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Zoti ju dhënë forcë në përballimin e kësaj dhimbje të tmerrshme”, ka shkruar Basha.