Pak ditë më parë Xavi Hernandez mori drejtimin e Barcelonës pas largimit të Ronald Koeman, transmeton lajmi.net.
Xavi tashmë ka mbajtur disa stërvitje me klubin dhe është njohur nga afër me futbollistët.
Ish-futbollisti i njohur sonte do të zhvillojë ndeshjen e parë si trajner i Barcelonës.
Barça e pret sonte Espanyolin nga ora 21:00, në sfidën ku synohet që të nis epoka e suksesshme me Xavin si trajner.
‘Blaugranët’ e kanë nisur shumë keq këtë edicion të ri, por ka entuziazëm të madh se gjërat tani do të ndryshojnë me ardhjen e trajnerit të ri.
Ky pritet të jetë formacioni që do të hedhë në fushë sonte Xavi.
Ter Stegen; Roberto, Araujo, Garcia, Alba; Gavi, Busquets, F De Jong; Coutinho Depay, L De Jong