
Sipas ‘Kicker’, Interit dhe Tottenhamit i është ofruar mundësia për të nënshkruar me Corentin Tolisso si agjent i lirë në fund të sezonit, transmeton lajmi.net.
Mesfushori francez ka kontratë me ‘Bavarezët’ deri në qershor të vitit 2022, dhe dy ekipet e duan transferimin e tij si futbollistë i lirë.
Drejtori sportiv i Tottehamit, Fabio Paratici është një admirues i ish-mesfushorit të Lyonit dhe u përpoq ta nënshkruante atë në Juventus përpara se lojtari të transferohej në Allianz Arena në verën e vitit 2017.
Antonio Conte ka kërkuar transferime në mesfushë, dhe Tolisso është në mesin e opsioneve të klubit anglez.
Edhe Interi po vështron me kujdes situatën e 27-vjeçarit, dhe janë gati për transferimin e tij në fund të edicionit.



