Fillon modernizimi i infrastrukturës nëntokësore në rrugën “Strumiçka” në Çair

Një lajm i shkëlqyeshëm vjen sot nga komuna e Çairit. Në rrugën “Strumiçka 2” nga sot kanë filluar punimet për modernizimin e infrastrukturës nëntokësore.

Në këtë rrugë, do të rregullohet rrjeti atmosferik dhe fekal me gjatësi prej 119 metrave.

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu, informon se jo vetëm në këtë rrugë por edhe në pjesë tjera të komunës po punohet me dinamikë të përshpejtuar për modernizimin e infrastrukturës nëntokësore.

“Çairasit dhe Çairi meritojnë më të mirën, andaj investimet do t’i vazhdojmë në të gjitha fushat në territorin e Komunës sonë”, thotë Ganiu.