Kida zbulon se a do të lansojë albumin e saj këtë vit

Kida njihet si njëra ndër këngëtaret e njohura të estradës shqiptare, shkruan lajmi.net.

Ajo është aktive me projekte të ndryshme muzikore të cilat pëlqehen mjaft shumë nga publiku i gjerë shqiptarë.

 

Së fundi ajo ka krijuar një intervistë virtuale me fansat e saj përmes Instagramit ku edhe u pyet për albumin e paralajmëruar.

“A do të dalë brenda 2021”, ishte njëra ndër pyetjet që iu bë Kidës.

Nërsa këngëtarja ia ktheu me një “Ups” teksa po bënte një fytyrë qesharake për kamerën duke lënë të kuptohet se albumi me shumë gjasë do të lansohet para fundvitit.