KOMUNA E GAZIBABËS SHQYRTON MUNDËSINË PËR SIGURIMIN E TRANSPORTIT
Nuk ka hapësirë për hapjen e një paralele në gjuhën shqipe në shkollën “Kërste Misirkov” për nxënësit e Bërnjancës, thotë Kryetari i Komunës së Gazi Babës Boban Stefkovski. Ai shton se për momentin në atë shkollë ndjekin mësim dy paralele të kombinuara vetëm në gjuhën maqedonase.
BOBAN STEFKOVSKI – KRYETAR I KOMUNËS SË GAZI BABËS
“Do të organizoj një takim të përbashkët me banorët e Bërnjanës që ta shohim si është situata atje. Për momentin jam i informuar se ka vetëm dy paralele apo kabinete për zhvillimin e procesit arsimor dhe aty për momentin mbahet mësim me paralele të kombinuara. Për momentin nuk ka mundësi të hapet një paralele të re. Megjithatë do t’i bisedojmë të gjitha detalet që në çfarë mënyre mund t’ju dalim në ndihmë banorëve”.
Stefkovski thotë se këtë javë do të ulen të bisedojnë me kryetarin e komunës së Haraçinës Ridvan Ibrahimin për ta zgjidhur problemin e këtyre nxënësve.
Klan M ka raportuar me problemin të cilët ballafaqohet nxënësit për çdo ditë. Nxënësit fillorist mësojnë në shtëpi me prindërit e tyre.
ENDRIT SABEDINI – NXËNËS
Ku shkon në shkollë?
Larg është.
Çka ke mësu deri tash?
I kam mësuar shkronjat.
A mundesh të mësosh vet?
Jo.
Kush të ndihmon?
Nani.
Ndërsa nxënësit e tjerë të cilët ecin nga 3 kilomentra për në shkollë shpesh herë kanë qenë të sulmuar nga qentë endacak.
RESUL AJDARI – NXËNËS
“Çdo ditë shkoj në shkollë. Ndonjëherë me shok, ndonjëherë vet.
A frikohesh?
Po, prej qenve.
A të ka sulmuar ndonjë qen?
Po.
Çka ke bërë?
Kam ikur”.
Edhe Kryetari i Komunës së Haraçinës Ridvan Ibrahimi premton zgjidhjen e problemit të nxënësve por pa dhënë datë konkrete./KlanMacedonia/