“Njeri me probleme mendore”, Graniti sqaron deklaratën e tij për Fifin

Por në spektaklin e parë pas eliminimit të tij, Graniti kishte analizuar gjërat nga jashtë dhe i ka parë ndryshe, madje ai sqaroi se ka sakrifikuar për të dhe kjo e ka penalizuar atë, shkruan lajmi.net.

Mbrëmjen e djeshme ai dha një deklaratë të fortë ku u shprehë se e ndjente të detyrueshme t’i qëndronte afër një personi me probleme mendore.

Përmes një postimi ai sot ka sqaruar deklaratën e tij, ku sipas tij nuk kishte thënë Graniti që ajo ka pasur probleme mentale në të kaluarën, po që Fifi ishte vet ajo që kishte rrëfyer këtë.

Në fund ai ka treguar që vazhdon të bëjë tifo për të.

Gjithashtu, Graniti mbrëmë u shprehë ‘xheloz’ kur tha që Fifi e gjeti shpejtë ngushëllimin tek Dj Dragz.