Beatrix Ramosaj në Big Brother: Kur shkoj në Holandë pi gjithmonë marihuanë

Ai që po ua bën pyetjet është Donaldi.

Njëra nga pyetjet që ajo mori ishte nëse e ka provuar ndonjëherë marihuanën.

Këngëtarja e pranoi se e ka provuar disa herë, duke qenë se ka lindur edhe në Holandë, një vend ku marihuana është legale.

“E kam provuar, si mund të mos e provoj një njeri që ka lindur në Holandë. Kur shkoj te daja edhe tani, e pi gjithmonë”, tha ajo.