Tani, nën urdhrat e Xavit, Barcelona pritet të bëjë disa transferime me presidentin Joan Laporta, që preferon disa yje, por që janë të lira, transmeton lajmi.net.
Sipas Marca, katalunasit janë duke shikuar Edinson Cavanin e Man United, Raheem Sterling te Man City dhe Timo Werner e Chelseas.
Dëshira për një sulmues erdhi pasi Sergio Aguero u lëndua dhe do mungojë për disa muaj, derisa Martin Braithëaite është gjithashtu i lënduar, kurse Luuk de Jong pritet të shitet.
Barcelona është e interesuar për këta tre yje të Premierligës, që nuk janë duke zhvilluar shumë minuta këtë sezon, me Sterling që ka zhvilluar 376 minuta, derisa Werner dhe Cavani kanë fituar katër, respektivisht dy ndeshje si titullar.
Uruguaiani në të kaluarën ka treguar se është i hapur për idenë e kalimit në “Camp Nou”, derisa edhe Man United nuk do ta pengojë.