Pogba lëndoi vetën derisa ishte në detyrë te Kombëtarja e Francës, në stërvitje, transmeton lajmi.net.
Sipas mediumeve franceze, 28-vjeçari pritet të mungojë për 8 – 10 javë, gjë që do jetë mungesë e madhe për trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.
Të martën, Pogba postoi një video, ku fliste për lëndimin dhe beson që do rikthehet edhe më i fortë.
“Përshëndetje të gjithëve, shpresoj që jeni mirë. Siç mund të shihni, jam lënduar pak, shpresoj të mos jetë keq”.
“Me shumë gjasa do bëjë edhe një tjetër test për të parë se sa keq është. Por, do rikthehemi edhe me të fortë”.
“Ne nuk humbim besimin, nuk humbim pozitivitetin, vazhdoni të buzëqeshni. Gjithçka ndodh për një arsye, do rikthehemi sërish. Faleminderit për mbështetjen”, deklaroi ai.
Sidoqoftë, me kontratën që i skadon në verë, Pogba ka të drejtë të nënshkruajë parakontratë me një klub jashtë Premierligës qysh në afatin kalimtar dimëror.