Gjermani është pjesë kyçe e formacionit të Thomas Tuchel, por në rast që gjërat nuk ndryshojnë, do largohet në verë si agjent i lirë, transmeton lajmi.net.
Gazetari i Sky Sports, Dharmesh Sheth thotë se në këtë muaj nuk ka pasur asnjë negociatë ndërmjet klubit dhe përfaqësuesve të gjermanit.
“Nuk ka bisedime në muajin e fundit mes përfaqësuesve të Antonio Rudiger dhe Chelsea për kontratën e re”.
Ndërkohë, Rudiger në të kaluarën ka treguar se është i lumtur te Chelsea, sidoqoftë pëlqehet nga top klubet evropiane, si Bayern Munich, PSG dhe Real Madrid.