TEC Manastir sërish prodhon energji elektrike, në vijim riparimi i Bllokut 2

TEC Manastir është vendosur në funksion dhe vazhdon me prodhimtarinë e energjisë elektrike. Mbrëmë në orën 03:00 pas mesnate Blloku 1 u sinkronizua me sistem elektroenergjetik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kumtuan sot nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV).

Prej atje theksojnë se vazhdojnë aktivitetet për vënie në funksion edhe të Bllokut 2 i cili ishte në riparim. Pritet, të paralajmërojnë, deri në fund të javës edhe ky stacion të kyçet “në rrjet”.

Më 5 nëntor në orën 22:50 shpërtheu zjarr në Bllokun 3 të TEC Manastir, njëri nga dy blloqet me të cilat atëherë punonte kombinati. Zjarri ka rënë në izolatorin e transformatorit të bllokut 3, jashtë elektranës, ndërsa në zjarr nuk kishte të lënduar.