Zaev nuk deponon dorëheqjen në Kuvend, por shkruan statuse në Facebook

Kryeministri Zoran Zaev ka thyer me ne fund heshtjen. Ai pas doreheqjes qe e paralajmeroi permes nje konference per media naten kur i humbi zgjedhet nuk eshte paraqitur ne oponion, madje as nuk ka deponuar doreheqjen e paralajmeruar ne Kuvend. Sot permes nje statusi në Facebook, ai ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, pas nismes se opozites per ta rrezuar qeverine.

“Këto ditë jemi dëshmitarë të kërcënimit të Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, shoqërisë së përbashkët dhe të barabartë, qetësisë së qytetarëve brenda dhe marrëdhënieve të mira me fqinjët”, ka shkruar fillimisht Zaev.

Ai tutje ka thënë se demokracia, liria, solidariteti dhe uniteti janë vlerat tona.

“Por ky vend ka popullin, qytetarët, demokratët, luftëtarët, politikanët dhe partitë e veta që nuk do të lejojnë që Mickoski, Apasiev dhe Gruevski të kapin dhe shkatërrojnë përsëri vendin.
Kauza jonë është edhe civile edhe shtetërore. E di që shumica e qytetarëve tanë dhe shumica e deputetëve tanë qëndrojnë me krenari pas kësaj kauze. Demokracia, liria, solidariteti dhe uniteti janë vlerat tona”, ka përfunduar ai.