Por, një libër thotë, se argjentinasi nuk ishte gjithmonë lehtë që të kuptohet te Barcelona, transmeton lajmi.net.
Autori Alexandre Julliard në librin “Messi i pathyeshëm”, ka shkruar se Messi ka pasur vështirësi të komunikojë me pjesëtarët e stafit, derisa nëse nuk do ishte titullar, preferonte të mos stërvitej.
“Për vite te Barcelona, Messi ishte person i vështirë që të kuptohet. Ka pasur probleme me komunikim dhe nuk ishte e lehtë”.
“Kur diçka e shqetësuar, është kuptuar përmes një personi tjetër që ka qenë lajmëtari i tij, ose përmes një qëndrimi të dobët”.
“Nëse një ditë zëvendësohej, ose ishte zëvendësues gjatë lojës, ditën tjetër nuk donte të shkonte për t’u stërvitur”.
Messi fitoi 10 herë La Liga-n para se t’i bashkohej PSG-së në muajin gusht, derisa për momentin ka dështuar te klubi francez, ku ende nuk di për gol në Ligue 1.