“Kjo nuk është logjike”, Leonardo i zemëruar që Argjentina e ftoi të lënduarin Messi

Nga lojtarët e ftuar, ishin edhe dyshja e PSG-së, Lionel Messi dhe Leandro Paredes, pavarësisht që janë të lënduar, transmeton lajmi.net.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo është zemëruar që dy lojtarët janë ftuar për këto dy ndeshje të nëntorit.

“Nuk pranojmë të lejojmë një lojtar t’i bashkohet Kombëtares, në rast që nuk është në gjendje të mirë fizike. Kjo nuk është logjike dhe kjo lloj situate garanton që ne të përcaktojmë një marrëveshje reale me FIFA-në”, deklaroi ai për “Le Parisien”.

Messi është duke u shëruar nga lëndimet muskulore dhe ka munguar në dy takimet e fundit me Bodeaux dhe RB Leipzigun në Ligën e Kampionëve.