VMRO-DPMNE përmes një kumtese konfirmon se është formuar shumica e re për rrëzimin e qeverisë së Zoran Zaev.
Nga atje thonë se opozita do të tentojë të formojë shumicë të re që “të pasqyrojë disponimin e qytetarëve dhe të zbatojë reformat e nevojshme”.
“Populli ka zgjedhur ndryshimin. VMRO-DPMNE, Aleanca, Alternativa, BESA dhe E Majta formuan shumicën për të rrëzuar qeverinë e Zaevit”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.
VMRO-DPMNE, shtojnë nga atje, do të përpiqet të formojë një shumicë të re që duhet të pasqyrojë disponimin e qytetarëve dhe të zbatojë reformat e nevojshme. Nëse një qeveri e tillë nuk mund t’i garantojë këto gjëra, duhet të bëhen zgjedhje të parakohshme parlamentare.