Një asteroid merr emrin e biokimistit kinez

Një asteroidi i është vënë emri i Zou Chenglu, një shkencëtar i njohur, për kontributin e tij në biokimi, njoftoi Akademia Kineze e Shkencave (CAS).

Të martën në Pekin u mbajt ceremonia në Institutin e Biofizikës të Akademisë për të shpallur emërtimin e asteroidit Zouchenglu, i cili u miratua nga Unioni Ndërkombëtar Astronomik (IAU) në vitin 2020, bën të ditur “Xinhua”.

Sipas një komunikate të IAU, asteroidi i koduar 325812 u zbulua në vitin 2008 nga astronomët kinezë.

Zou lindi në vitin 1923 dhe vdiq më 2006-n. Themelues dhe pionier i biokimisë në Kinë, ai dha kontribut të rëndësishëm në sintezën e insulinës dhe u zgjodh akademik i CAS dhe Akademisë Botërore të Shkencave.

Asteroidet janë trupat e vetëm qiellorë që mund të emërtohen nga zbuluesit e tyre. Emërtimi njihet si nder ndërkombëtar dhe i përhershëm. (Elona)