Vjehrra sulmon nusen me mjet të fortë druri në Fushë Kosovë

Një grua në Fushë Kosovë ka njoftuar policinë se është sulmuar nga vjehrra e saj.

Sipas raportit të policisë, e dyshuara ka thënë se vjehrra e ka goditur me mjet të fortë druri.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Viktima së bashku me foshnjën e saj janë dërguar në strehimore, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet më tej në raport, transmeton Klankosova.tv.