Protesta në Milano kundër certifikatave Kovid

Disa mijëra njerëz në Milano mbrëmë kanë protestuar kundër masave qeveritare për pandeminë, njoftoi DPA.

Protesta ishte kundër certifikatës së gjelbër, që është dëshmi se një person është i vaksinuar, ka test negativ ose e ka kaluar Kovidin. Kjo është e domosdoshme për të gjithë punëtorët në vend.

“Jo për certifikatën e gjelbër”, brohoritën protestuesit.

Në protestë ishin të sistemuar numër i madh i policëve me mburoja dhe helmeta.

Sipas policisë, në demonstratat kanë marrë pjesë më shumë se 4.000 njerëz, raportoi ANSA.