Nuk janë regjistruar probleme me aparatet për identifikim me shenja gishtash (Foto)

Ndryshe nga rrethi i parë i zgjedhjeve lokale, sot nuk janë evidentuar pengesa në identifikimin e votuesve me shenja gishtash.

Raportuesit e TV21 nga terreni njoftojnë se identifikimi i votuesve është duke vijuar pa probleme dhe se procesi kryesisht në Kërçovë, Tetovë, Kumanovë dhe në Shkup nuk ka shënuar pengesa apo vonesa.

 

 

Identifikimi i votuesve nëpërmjet shenjave të gishtave po ndodh për të parën herë në Maqedoninë e Veriut.