Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga -3 deri në 3, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë nga 14 deri në 19 gradë celsius.
Në Shkup do të ketë mot me diell dhe pak mjegull, me erë të dobët jugore. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri në 0, ndërsa ajo ditore do të arrijë deri në 17 gradë celsius.