Kërcënoi bashkëfshatarin me mjet të mprehtë, arrestohet 40-vjeçari nga Forina

Dje, rreth orës 11:00 në Forinë të Gostivarit është arrestuar B. B. (40) nga ky fshat.

Ai, një ditë më parë rreth orës 21:40, në rrugën për në fshatin Koritë të Gostivarit, me mjet të fortë ka kërcënuar bashkëfshatarin e tij, A. M. (26).

Siç thuhet në njoftimin e Sektorin e Punëve të Brendshme, punohet për zbardhjen e plotë të rastit./TV21