Daim Hiseni: Kryetari i Branitellave Stojançe Angellov po kërkon të më hakmerret

Kryetari i SHVL të UÇK-së, Daim Hiseni ka reaguar publikisht për degradimin e tij në institucionin ku punon Qendrën për Menaxhim me Kriza në RMC.

Ai ka shkruar se këtë po ai bën drejtori i këtij institucioni Stojançe Angellov, që njihet si ish-komandanti i “Branitellave” të vitit 2001, përcjell INA.

Ja letra e tij publike:

Siç po duket, Kryetari i Branitellave Stojançe Angellov po kërkon të më hakmerret. Por publikisht ia bëj me dije se gabohet rëndë në vendimin e tij.

Vendimi i strukturave të BDI-së nga qendra për menaxhim me kriza, duke më degraduar dhe lënë në pozicionin e kurierit të Stojançes, kishin menduar se kjo është mënyra e duhur se si mund të mposhtin një veprimtar dhe veteran lufte.

Vendimin për të më pushuar nga puna e pranoj me kënaqësinë më të madhe, por në asnjë mënyrë nuk pranoj ti nënshtrohem urdhërave të Stojançes, kabinetit të tij dhe këlyshve shqiptar që ia mban qokett në zyre..

Këtu janë të përfshirë edhe disë minj të vegjël të BDI-së, por fatkeqësisht edhe ata e kanë gabim.

Unë do të humbas vetëm rrogën prej 230 euro, aq sa e kishin caktuar dhe vlerësuar se meritoj të paguhem për veprimtarinë time. Me këtë vendim të juajin që më hakmerreni mua duke e dënuar kështu familjen time, mos mendoni se keni bërë trimëri ose ndonjë punë të ndershme. Më vjen keq që do të mbeteni vetëm sherbëtor dhe asgjë më shumë.

Kot e keni,
Ata që më njohin e dinë mirë mendjen dhe qëndrimet e mia në këtë drejtim.

Publikisht ua them sot, nuk i nënshtrohem asnjë derri që i ka duart e lyera me gjak shqiptari dhe më së paku Stojançes dhe branitellave.

Këtë nder të shërbimit dhe përkuljes para këtyre qenve, ua kam lënë disa “komandantëve” që edhe sot e kësaj dite bëjnë pjesë në listat e rrogës në kabinetin e Zaevit dhe dikur në listat e Gruevskit.

Të vdesish me nder është më mirë se sa të jetosh me turpin e botës dhe mallkimin e familjarëve të shokëve tanë të rënë në alltarin e lirisë”, ka shkruar Hiseni.(INA)