Sheikët e Newcastle Unitedit duan blerjen e gjigantit italian, ofrojnë 1 miliardë euro

Sipas mediave në Itali, sheikët e Arabisë Saudite duan të blejnë klubin e Inter Milanit, derisa edhe Marseille konsiderohet si alternativë, shkruan lajmi.net.

Inter është në probleme financiare, andaj është opsion real shitja e mundshme në të ardhmen e afërt.

Tifozët e Newcastle veçse janë të emocionuar për ndryshimet e mëdha, ngase pritet të bëhen investime të ‘çmendura’ për vitet e ardhshme.

Në rast që arrihet marrëveshja për blerjen e Interit, atëherë lojtarët që transferohen do kenë me të lehtë, ngase mund të luajnë për klubin tjetër nëse nuk përshtaten në njërin kampionat.

Raportet italiane shtojnë se sheikët janë gati të ofrojnë plotë 1 miliardë euro për “Neurazzurët”.

Manchester City ka kontrollin e klubeve si New York City, Maelbourne City dhe Girona, pra ndoshta edhe Newcastle dhe Inter do ndërtohen të tilla.