Niveli i ujërave në pjesën më të madhe të lumenjve në shtet është rritur në krahasim me ditën e djeshme, tregojnë matjet e sotme të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike.
Për 18 centimetra është rritur niveli i lumit Vardar në Demir Kapi, ndërsa për 10 centimetra në Veles. Përjashtim për Vardarin është vendi matës në Jegunovc ku për gjashtë centimetra është zvogëluar niveli në krahasim me ditën e djeshme.Për 10 centimetra është më i lartë niveli i lumit Strumica në Novo Sellë, për gjashtë centimetra i Bregallnicës në Berovë dhe për pesë centimetra i Pçinjës në Banjën e Katllanovës.
Lajme Rritet niveli i pjesës më të madhe të lumenjve