Kërçovë, digjet një pjesë e objektit që shfrytëzonte një parti politike!

Fushata zgjedhore nuk është duke kaluar pa u shënuar incidente të ndryshme.

Pas shkatërrimit të billbordeve dhe ndërhyrjes së policisë në disa tubime parazgjedhore, për shkak se pjesëmarrësit kanë prishur rendin dhe qetësinë publike nën ndikimin e alkoolit, sot në raportin e Ministrisë së Punëve të Brendshme është evidentuar edhe një denoncim.

Sot, pas mesnatës, në ora 01.20 është denoncuar se në Kërçovë, në objektin hotelerik është shkaktuar zjarr, me çka janë djegur disa hapësira që janë shfrytëzuar nga një parti politike, thuhet në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.

Nuk bëhet e ditur partia politike, por shtohet se zjarri është shuar nga zjarrfikësve dhe nuk ka persona të lënduar.

Foto: Arkiv