Gashi takohet me Arsovskën: 17 tetori datë e kthesës historike

Kryetari i partisë Alternativa Afrim Gashi, sot ka takuar kandidaten e pavarur për qytetin e Shkupit, Danella Arsovskën.

“Sot kisha takim me kandidaten e pavarur për Qytetin e Shkupit, znj. Danela Arsovska. Patëm një diskutim të frytshëm për të ardhmen e Shkupit. Ajo vërtet ka ide dhe vizion për ta bërë Kryeqytetin më të mirë për të gjithë ne. 17 tetori do të jetë data e kthesës historike për vendin tonë. Ndryshimi po vjen!”, ka shkruar Gashi në profilin e tij në facebook. /SHENJA/