Gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 4.162 doza të vaksinave, nga të cilat 994 janë aplikuar si doza e parë, 3114 janë rivaksinuar, ndërsa 54 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.
Në konkludim me 30 shtatorin, gjithsej janë vaksinuar 788.058 qytetarë, janë rivaksinuar 729.794, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 235 qytetarë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Nga MSH theksuan se 53 për qind e qytetarëve mbi moshën 40 vjeçare janë rivaksinuar, ndërsa 32 për qind e popullatës nga mosha 18 deri në 39 vjeçare kanë marrë të paktën një dozë të vaksinave.