Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq është takuar me shefin e shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Spanjës, Theodore Esteban Lopez Calderon, i cili përsëriti qëndrimin e vendit të tij për mosnjohjen e Kosovës.
Në takim, Stefanoviq shprehu mirënjohjen për siç tha“qëndrimin parimor dhe konsistent të Spanjës në lidhje me mosnjohjen e Kosovës”, dhe në të njëjtën kohë theksoi se “Serbia vazhdon të mbështesë fuqishëm integritetin territorial të Mbretërisë së Spanjës”, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.