Në Qeveri nuk është biseduar për zgjatjen e afatit për regjistrimin e popullsisë. Thonë se po bëhen kontrollohet finale për lëshime eventuale dhe që regjistrimit të përfundojë me sukses. Theksojnë se nëse është e nevojshme shtimi i ditëve për regjistrim, fjalën e fundit do ta ketë Enti Shtetërorë për Statistika.
“Të gjitha kapacitetet janë drejtuara që të kryhet operacioni statistikor në afatin e paraparë ligjor, deri nesër mbrëma. Fjalën e fundit do ta ketë Enti për statistikë. Prej aty thonë se janë duke u bërë kontrolle përfundimtare për lëshime eventuale. Veç më po mbyllen rrethet e regjistrimit në Shkup ku ka më shumë koncentrim të popullsisë. Regjistruesit po i vizitojnë qytetarët të cilat deri më tash nuk janë regjistruar, kjo do vazhdojë deri nesër në ora 20”, tha Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë.