“Vuçiq nën tension për Kosovën, s’ka fjetur për net të tëra”, thotë Bërnabiq

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha të mërkurën se presidentit serb Aleksandar Vuçiq i ka rënë gripi.

“Ai nuk po pushon, mund ta them. Do të doja që ai të pushonte edhe pak. Ai është nën një tension të tmerrshëm, natyrisht, për gjithçka që po ndodh në Kosovë, nuk ka fjetur për net të tëra. Atë e kapi gripi dhe të gjitha këto. Imuniteti i tij u dobësua, natyrisht, nga ato përpjekje dhe nga ai stres “, tha Bërnabiq për televizionin Happy, transmeton Klankosova.tv.

Këshilltarja për media e presidentit serb Suzana Vasiljeviq i tha Euroneës të martën se Vuçiq kishte anuluar takimet me ambasadorët rusë dhe kinezë me këshillën e mjekëve.

Fjalimi i paralajmëruar i presidentit serb në konferencën dy ditore “Ballkani Perëndimor, një rajon, një treg – një hap drejt tregut të përbashkët të BE-së”, i cili fillon të mërkurën në Novi Sad, gjithashtu u anulua.