Shtohen barrikadat në Bërnjak, rritet edhe numri i protestuesve

Protestuesit në Bërnjak kanë shtuar barrikadat.

Atje këtë të mërkurë janë vendosur edhe tre kamionë me zhavor, duke vështirësuar qarkullimin në atë zonë, njofton Klankosova.tv.

Barrikadat e reja janë vendosur përtej urës mbi Liqenin e Ujmanit.

Po ashtu në mëngjes është parë numër më i madh protestuesish.