Sërish janë parë helikopterë serbë teksa janë afruar në Jarinjë.
Siç raportohet nga RTV21, helikopterët janë para edhe më herët, por duke u larguar shumë shpejtë.
Herën e dytë, afërsia e tyre ka qenë më e madhe duke qëndruar më gjatë.
Kujtojmë se edhe gjatë ditës së djeshme kishte pasur provokime nga helikopterë serbë, megjithatë nga KFOR kishin raportuar se nuk kanë informacione për diçka të tillë, transmeton TV21.
Nga ana tjetër, situata në veri të Kosovës sot është përshkallëzuar pasi nga zjarri u shkrumbua Qendra për regjistrimin e automjeteve në Zubin Potok, kurse në Zveçan janë hedhur dy bomba dore.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këto zhvillime i sheh të shkaktuara nga grupe kriminele të nxitura dhe mbështetura nga Serbia.
Ka ftuar “faktorin ndërkombëtar që të mos i mbajë sytë mbyllur karshi nxitjes serbe”, ndërkaq “qytetarëve të Kosovës u ka bërë thirrje që të ruajnë qetësinë”.