Pesë kandidatë për kryetarë komune nga Kumanova, sot nënshkruan kodeks për zgjedhje korrekte dhe demokratike para përfaqësuesve të Komisionit komunal zgjedhor (KKZ) Kumanovë. Kodeksin e nënshkruan Bekim Saliu nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Maksim Dimitrievski nga “Për Kumanovën tonë”, Oliver Ilievski nga LSDM-ja dhe koalicioni, Toni Mihajllovski nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni dhe Teodora Dimitrovska nga “Të vendosur për ndryshime” RDM dhe PLD.
Kandidatët u obliguan se do t’i respektojnë rregullat ligjore, relevante për zgjedhjet se nuk do të bëjnë presion ndaj administratës, nuk do të shfrytëzojnë gjuhë të urrejtjes.
“Zhvillimi i demokracisë varet nga sjellja e të gjithë neve, ndërsa vendosja e themeleve të të njëjtës është obligim ligjor për ju, kandidatët e pranishëm për kryetarë komune dhe pjesëmarrësit më të drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor. Për zhvillimin e demokracisë na nevojitem zgjedhje korrekte dhe demokratike, si dhe respektim të parimeve të demokracisë”, tha nënkryetarja e KKZ Kumanovë, Brankica Dimkoviq.