Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, e ka të pamundur që ta drejtoj ekipin e tij nga ulësja e tij të dielen kundër Levantes.
Kjo pasi që ai u ndëshkua me karton të kuq mbrëmë në ndeshjen kundër Cadiz-it në minutën e 90-të të takimit pas disa protestave tek gjyqtari i katërt.
Kujtojmë se Barcelona ka marrë vetëm dy pikë në dy ndeshjet e fundit, duke mos arritur që të fitoj që nga data 28 e muajit gusht.