Policia qetëson situatën pas ngritjes së tensioneve në Bërnjak

Sot është dita e katërt që kur Qeveria e Kosovës ka vendosur masën e reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia dhe serbët po protestojnë kundër kësaj.

Gjatë ditës së sotme është vërejtur një tensionim i situatës, të cilën Policia e Kosovës ka arritur ta qetësoi dhe deri më tani nuk ka pasur ndonjë incident.

Në këtë pikë kufitare po vazhdon të ketë kolona të gjata, njofton Klankosova.tv.

E gjitha kolona e makinave apo e mjeteve të rënda fillon aty ku janë të vendosura autoblindet e Policisë së Kosovës dhe kjo kolonë është e gjatë rreth një kilometër, ku edhe përfundon kolona e protestuesve në Bërnjak.

Ndërsa, pesë kamion ne zhavorr janë vendosur në urën e Liqenit të Ujmanit, duke bllokuar kështu rrugën.

Kujtojmë se gjatë natës, protestuesit atje kanë vendosur barrikada edhe me zhavorr.