Policia kapi 52 migrantë në fshatin Llojan të Likovës

Policia ka kapur 52 migrantë që po qëndronin ilegalisht nnnnë fshatin LLojan të Likovës, ndërsa katër prej tyre I ka arrestuar.

“Punonjësit policor nga Stacioni Policor për Kontroll kufitar – Sopot kanë zbuluar 52 migrantë ilegal me preardhje nga vendet afrikane dhe aziatike”, thuhet në komunikatën e Policisë. Migrantët janë dorëzuar në Qendrën për Transit në Tabanoc, ndaj të cilëve u paralajmëruar kallëzim penal. Katër prej këtyre migrantëve që vinin nga Pakistanin, janë arrestuar menjëherë, pasi tek ata janë gjetur substanca ilegale dhe armë të ftohta, ndërsa dyshohet se edhe kanë sulmuar pjesën tjetër të grupit. /SHENJA/