Me pjesëmarrje të përfaqësuesve të vendeve të rajonit, në mesin e të cilëve edhe zëvendëskryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, të mërkurën, në Selanik do të mbahet konferencë speciale për rajonin “Ballkani Perëndimor merr pjesë në dialogun për të ardhmen e Evropës” në organizim të shefit alternativ të diplomacisë greke kompetent për çështje evropiane, Miltiadis Varviciotis, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Ngjarja është në kuadër të Konferencës për të ardhmen e Evropës, ndërsa me ftesë të Varviciotis do të marrin pjesë zëvendëskryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut përgjegjës për çështje evropiane, zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, ministrat e Punëve të Jashtme të Malit të Zi dhe Shqipërisë, ushtruesi i detyrës zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë, si vend kryesues me BE-në, ndërsa eurokomisari për Fqinjësi të Mirë dhe Zgjerim do të ketë paraqitje me video porosi.
Mbledhja do të jetë me karakter të mbyllur, ndërsa ngjarja është në margjinat e Panairit Ndërkombëtar në Selanik.