Spërkatje kundër mushkonjave në Shkup

Qyteti i Shkupit ka njoftuar se të mërkurën, 15.09.2021 do të fillojë spërkatja kundër mushkonjave në Shkup.

Në orët e hershme të mëngjesit do të kryet spërkatje me avion kundër mushkonjave edhe ditën e enjte.

Kurse, dezinsektimi tokësor kundër mushkonjave do të fillojë të mërkurën, duke filluar në ora 22:00, kurse do të përfundojë në ora 03:00 të datës 19.09.2021, të dielën.

Këshillohen bletarët që me kohë të ndërmarrin aktivitet për mbrojtje të bletëve, njofton TV21.